Sinani: Lirohen kriminelët, të pafajshmit mbahen në burg

Maqedonia

Sinani: Lirohen kriminelët, të pafajshmit mbahen në burg

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 13:51
Idriz Sinani

Kryetari i forumit Ndërkombëtarë për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, Idriz Sinani, deklaroi sot se pushteti aktual liron kriminelët nga burgu, ndërsa mban në burg njerëzit e pafajshëm.

“Ne nuk e njohim këtë gjykatë kriminale, ne do të bëjmë përpjekje që të lirojmë fëmijët tanë, sepse janë të pafajshëm.

Ju e dini se këta i lirojnë kriminelët, ndërsa i mbajnë në burg njerëzit e pafajshëm.

Kemi kërkuar disa herë hetim ndërkombëtarë, por kjo kërkesë ka hasur në vesh të shurdhër”, tha Idriz Sinani, kryetar i Forumit ndërkombëtarë për Liritë dhe të drejtat e Njeriut, duke shtuar se ish kryeministri premtoi zgjidhje të këtij rasti, por iku pa mos përmbushur premtimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat