Gir: Brukseli dëshiron që negociatat të nisin sa më parë

Maqedonia

Gir: Brukseli dëshiron që negociatat të nisin sa më parë

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:06
Dejvid Gir

Shefi i Delegacionit Evropian në Maqedoni, Dejvid Gir foli për komentet në lidhje me shqetësim e Dimitrovskit dhe Shekerinskës për humbjen e besueshmërisë ndaj europianizimit.

Ai tha se asgjë nuk ka ndryshuar.

Po ashtu shtoi se nga BE-ja dëshirojnë që të hapen negociatat me Maqedoninë sa më shpjet që është e mundur.

“Ne dëshirojmë që të hapen negociatat për anëtarësim me venin tuaj sa më shpejtë që është e mundur, ashtu siç tha komisionari për zgjerim zotëri Varhej se RMV i ka plotësuar të gjitha kërkesat për anëtarësim në BE dhe tani duhet të behën përpjekjet që të tejkalohet gjendja e tanishme dhe të sigurohet hapja e negociatave”, tha Dejvid Gir, shef i Delegacionit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat