Tragjedia në Bullagari, familjarët: Kemi dhënë ADN-në, presim trupat e të afërmve

Maqedonia

Tragjedia në Bullagari, familjarët: Kemi dhënë ADN-në, presim trupat e të afërmve

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 16:53
Asip Selami

Familjarët e të lënduarve në aksidentin e djeshëm në Bullgari kanë udhëtuar drejt Sofjes, për të mësuar më shumë rreth gjendjes shëndetësore të familjarëve të tyre.

Po ashtu drejt Sofjes kanë udhëtuar edhe familjarët e atyre që kanë humbur jetën dhe presin identifikimin e trupave të pajetë.

“Vajza ime edhe dhëndri janë të mbytur. Analiza ADN duhet të bëjmë në mjekësinë ligjore. Material të ADN-së i kanë marrë djalit në Shkup.”,- theksoi familjari, Asip Selami.

“Nuk di si të shprehem, sepse sa më shumë presim aq më e dhimbshme bëhet. Morëm informacione se pacientët e mbijetuar janë në gjendje të mirë, janë operuar, por nuk i kemi takuar ende pasi thonë se kanë trauma dhe duhet të presim pak.”,- tha një familjar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat