Ky është i riu shqiptar që i mbijetoi shpërthimit të autobusit, theu xhamin dhe doli

Maqedonia

Ky është i riu shqiptar që i mbijetoi shpërthimit të autobusit, theu xhamin dhe doli

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 14:26
Lulzim Sulejmani

46 shqiptarë nga Maqedonia kanë mbetur të vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar, pasi autobusi me të cilin po ktheheshin nga Turqia u dogj në Bullgari.

“Shtatë persona i mbijetuan kësaj tragjedie, falë Zotit. Në mesin e të mbijetuarve është edhe Lulzim Sulejmani nga Presheva”, deklaroi kryeministri maqedonas Zaev.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur të martën tri ditë zie. Aksidenti ndodhi në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave janë edhe të paktën 12 fëmijë.

Një zyrtar nga spitali në Sofje tha se shtatë persona janë duke u trajtuar. Gjendja e tyre është stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat