Gjashtë nxënës të një shkolle fillore në mesin e viktimave, ndërpritet mësimi

Maqedonia

Gjashtë nxënës të një shkolle fillore në mesin e viktimave, ndërpritet mësimi

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 11:14
Pamje nga aksidenti

Nga tragjedia e cila ndodhi në Bullgari, kanë mbetur të vdekur edhe gjashtë nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Maqedoninë e Veriut.

Ata ishin në udhëtim me familjarët e tyre.

Sipas informatave të Alsat, tashmë shkolla fillore ka ndërprerë mësimin, për shkak të rastit që ka ndodhur.

Nga aksidenti kanë humbur jetën 46 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat