Osmani: Të mbijetuarit brenda dy ditësh transferohen në Shkup

Maqedonia

Osmani: Të mbijetuarit brenda dy ditësh transferohen në Shkup

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 10:19
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoni, Bujar Osmani shprehu falënderim për reagimin e shpejtë të autoriteteve shëndetësore bullgare.

Siç deklaroi Osmani pas vizitës në spitalin Pirogov në Sofje, shtatë të hospitalizuarit të cilët i mbijetuan fatkeqësisë me autobus në kohë janë trajtuar dhe stabilizuar. Pritet për një ose dy ditë të transferohen në Shkup.

“Ka pasur reagim të shpejtë nga autoritetet shëndetësore bullgare. Të gjithë pacientët janë përkujdesur në kohë, u është dhënë ndihma e parë mjekësore, të gjithë janë stabilizuar. Presim që të qëndrojnë një ose dy ditë që të mund t’i transferojmë më pas në Shkup”, tha Osmani.

Ai është në Sofje pas fatkeqësisë tragjike që ndodhi mbrëmë së bashku me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat