Vetëm 60 deputetë të pranishëm në sallë, “zhduket” Kastriot Rexhepi i Lëvizjes Besa

Maqedonia

Vetëm 60 deputetë të pranishëm në sallë, “zhduket” Kastriot Rexhepi i Lëvizjes Besa

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 12:02
Kastriot Rexhepi

Pasi filloi seanca kuvendare për mosbesimin e Qeverisë, kryetari Talat Xhaferi dha pauzë prej 10 minutave.

Në sallë të pranishëm janë vetëm 60 deputatë të shumicës së re, ndërsa mungon ai i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi.

Deputetët e shumicës qeveritare nuk kanë hyrë në sallë, që do të thotë se LSDM dhe koalicioni, testin e shumicës së re e bën përmes kuorumit.

Informacionet e partive të shumicës së re, janë se të dy celularët e Kastriot Rexhepit, janë të fikur.

Ndryshe, Talat Xhaferi kërkoi që këtë seancë ta udhëheq zëvendësi i tij, Fadil Zendeli, me arsyetimin se ai vetë nuk është mbështetës i iniciativës për mosbesimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat