Ja sa do të kushtojë stolisja e qytetit për festat e fundvitit

Maqedonia

Ja sa do të kushtojë stolisja e qytetit për festat e fundvitit

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Qyteti i Shkupit edhe këtë vit ka lidhur marrëveshje për stolisjen e qytetit për festat e fundvitit. Stolisja e qytetit do të kushtojë rreth 243 mijë euro.

Marrëveshje është nënshkruar nga ish-kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov me kompaninë “Link Media Plus”, e cila ka qenë kompania e vetme që ka dërguar ofertë në thirrjen publike të publikuar në muajin shtator.

“Zbukurimi përfshin, vendosjen e pemës në sheshin Maqedonia, si dhe stolisja e disa lokacioneve të ndryshme.

Zbukurimi dhe stolisja gjatë festave të Vitit të Ri duhet të jetë në nivel të lartë estetik, në frymën e jetesës moderne, me dizajn bashkëkohor dhe atraktiv, me efekte artistike. Stolisja duhet të përfundohet deri më 20 nëntor”,
thonë nga Byroja për furnizime publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat