Kapet duke vjedhur/ Hajduti sulmon fizikisht policët në Veles

Maqedonia

Kapet duke vjedhur/ Hajduti sulmon fizikisht policët në Veles

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Një hajdut 20 vjeçar në Veles ka thyer derën dhe ka hyrë në një shtëpi, por pas denoncimit në vendin e vjedhjes kanë mbërritur dy policë. Intervenimi ka ndodhur mbrëmë në ora 22:30 në rrugën Gj.Organxhiev në Veles.

Policia ka kapur hajdutin në flagrancë, por para se ta prangosnin, ai i ka sulmuar dhe ka nisur t’i rrahë. Policia e ka mundur dhe është arrestuar.

Pas aksionit dy policët kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Velesit. Nga aty kanë thënë për sdk.mk se zyrtarët policorë pas ndihmës së ofruar mjekësore janë lëshuar për tretman shtëpiak dhe kanë pasur lëndime të lehta, gërvishtje dhe të nxira në fytyrë.

Pjesëtarët e policisë ishin nga 20 deri në 25 vjeç. Hajduti do të mbajë përgjegjësi për vjedhje, por edhe për sulm ndaj zyrtarëve të autorizuar.

Fragment nga buletini i Ministrisë së Brendshme:

Më 29.10.2021, në ora 22:30 në Veles, policët e SPB Veles kanë arrestuar AD (20) nga Velesi, i cili është konstatuar se ka kryer veprën penale të vjedhjes në një shtëpi në rrugën Gj.Organxhiev dhe më pas ka sulmuar fizikisht pjesëtarët e policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet procedimi përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat