Në Maqedoni dje kanë votuar 6.710 qytetarë

Maqedonia

Në Maqedoni dje kanë votuar 6.710 qytetarë

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Të drejtën e votës një ditë para zgjedhjeve e kanë shfrytëzuar 6.710 nga gjithsej 7.645 të paraqitur si të sëmurë dhe të pafuqishëm, persona me Kovid-19, të burgosurit dhe persona në institucionet për kujdes jashtëfamiljar, njoftoi KSHZ.

Në vendvotimet në 14 institucione ndëshkuese përmirësuese të drejtën e votës nga gjithsej 1.409 votues të regjistruar e kanë realizuar 943 votues.

Në shtëpitë e tyre si të sëmurë ose të pafuqishëm nga 5.588 të paraqitur, kanë votuar 5.287, ndërsa në institucionet për kujdes jashtëfamiljar nga 266 të regjistruar, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 212 persona.

Si persona që janë në karantinë shtëpiake ose të cilëve u është caktuar masë e vetizolimit për shkak të KOVID-19 në shtëpitë e tyre janë paraqitur 376, ndërsa kanë votuar 268 persona.

Votimi gjithkund sipas informacioneve të marra nga Komisionet komunale zgjedhore ka kaluar pa probleme, theksojnë nga KSHZ

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat