Objekti i Poliklinikës në Komunën e Sarajit shumë afër përfundimit

Maqedonia

Objekti i Poliklinikës në Komunën e Sarajit shumë afër përfundimit

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Sarajit dhe njëkohësisht kandidat për kryetar komune nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Blerim Bexheti nga afër ka parë procesin e ndërtimit të poliklinikën në këtë komunë.

Bexheti mes tjerash ka shkruar:

Sot vizituam punimet ndërtuese në poliklinikën e ndërtuar e cila po bëhet me gjitha standardet e duhura.
Banorët në këtë klinikë do të mund të pranojnë shërbime në:
– qendër urgjente
– sallë rentgeni
– laborator
– ambulantë pediatrike
– ambulantë për vaksinim
– stomatologji urgjente
– mjekësi familjare

Ne zotohemi dhe si pikë kryesore në programin tonë për mandatin e ardhshëm kemi funksionalizimin e klinikës, paisjen e saj me të gjitha mjetet dhe kuadrot për të ofruar shërbim sa më cilësor për banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat