Nxënësit e Vizbegut do të kenë transport të siguruar për udhëtim

Maqedonia

Nxënësit e Vizbegut do të kenë transport të siguruar për udhëtim

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 16:36
Foto nga takimi

Edhe një lajm i mirë për banorët e Vizbegut. Sot është nënshkruar marrëveshja me Ndërmarrjen publike JSP dhe kryetarin e Komunës së Butelit që nxënësit të kenë transportin e siguruar për të shkuar në shkolla.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu në rrjetin e tij social Facebook.

Me drejtorin e Ndërmarjes publike për transport (JSP) dhe kryetarin e Komunës Butel firmosëm marrëveshje që të gjithë nxënësit e Vizbegut të kenë transportin e tyre të siguruar për të vizituar shkollat e tyre.

Kjo zgjidhje do të vlejë deri në momentin që nxënësve të Lagjes Vizbeg t’ju ndërtohet shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat