Filipçe: Modeli i skriningut te nxënësit është gati, nesër fillon marrja e pëlqimit nga prindërit

Maqedonia

Filipçe: Modeli i skriningut te nxënësit është gati, nesër fillon marrja e pëlqimit nga prindërit

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 12:17
Venko Filipçe

Modeli i skriningut që do të realizohet në shkolla fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut është gati.

Kështu njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai tha se prej nesër pritet të fillojë marrja e pëlqimit nga ana e prindërve.

“Modeli i skriningut është gati. Jemi vonuar një javë. Duhej të fillonte skriningu këtë javë dhe të përfundonte, megjithatë diçka më gjatë zgjati analiza sa i përket numrit të nxënësve në shkolla fillore dhe të mesme”.

“Prej nesër do të fillojmë të kërkojmë pajtim me shkrim nga ana e mësuesve sipas metodologjisë dhe unë besoj se deri në fund të kësaj jave apo fillim të javës së ardhshme ajo do të sigurohet që javën e ardhshme të fillojë të zbatohet skriningu”, tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat