Maqedoni e Veriut: 14 të vdekur dhe 316 raste të reja me Covid-19

Maqedonia

Maqedoni e Veriut: 14 të vdekur dhe 316 raste të reja me Covid-19

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 3 mijë e 486 teste të kryera janë regjistruar 316 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 140 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 240 paciente.

Ndërsa betejën me koronavirus e kanë humbur 14 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar gjithsej 194 mijë e 591 raste, prej të cilëve 181 mijë e 31 janë shëruar, kurse 6 mijë e 831 persona kanë vdekur.

Aktualisht në vendin tonë janë 7 mijë e 29 raste aktive me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat