Pse Dehari i ka hyrë garës për mandatin e tretë?

Maqedonia

Pse Dehari i ka hyrë garës për mandatin e tretë?

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 23:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari aktual i Kërçovës dhe kandidat për mandatin e tretë për këtë komunë, Fatmir Dehari ka sqaruar arsyet se përse i ka hyrë kësaj gare.
Qëndrimi im personal ka qenë që të mos vazhdoj në mandatin e tretë. Kjo ka qenë qysh në fillim të mandatit të dytë.

Jo që jam në moshë të madhe, megjithatë jam 20 vite në politikë aktive brenda strukturës së BDI-së, por jam nisur nga nevoja për të hapur rrugë kuadrove të reja.

Në pjesën tjetër kam mbajutr një qëndrim është që të jetë vullneti i kërçovarëve se kush duhet të jetë kandidat që të udhëheq Kërçovën.

Flas për sondazhe serioze me qytetarë ku kam pasur mbështetje me përqindjetë lartë. Duke parë këtë kërkesë dhe nevojë jam kandiduar”, ka theksuar Dehari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat