Ilir Hasani i kthehet profesionit

Maqedonia

Ilir Hasani i kthehet profesionit

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 12:55
Ilir Hasani

Ilir Hasani duket se nuk do të presë vendimin e Qeverisë për t’i shqyrtuar dorëheqjen në funksionin e zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Ai në profilin e tij, ka shpërndarë sot fotografi duke shoqëruar me mbishkrimin:

U ktheva në punë”.

Kujtojmë se Hasani ditë më parë dha dorëheqje nga funksioni i zëvendësministrit të Shëndetësisë si akt përgjegjësie morale pas tragjedisë në Tetovë, ku nga zjarri që shkrumboi Qendrën Kovid, vdiqën 14 persona dhe u lënduan 12 të tjerë.

Qeveria ende nuk i ka shqyrtuar dorëheqjet, pasi po presin hetimet për shkaqet e zjarrit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat