Refugjatja afgane lind beben e saj në Shkup

Maqedonia

Refugjatja afgane lind beben e saj në Shkup

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 16:46
Ilustrim

Ka lindur shtetasja afgane që mbrëmjen e djeshme zbriti në Aeroportin e Shkupit, në javën e 39-të të shtatëzanisë.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se pasditen e sotme në Klinikën e Gjinekologjisë shtetasja afgane ka lindur një fëmijë të gjinisë mashkullore.

“Ajo dhe fëmija i porsalindur janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, përveç shtetases që tashmë ka lindur, në grupin e 149 refugjatëve afganë ka edhe katër gra shtatzëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat