Mickoski: Koalicioni me opozitën shqiptare, hap historik

Maqedonia

Mickoski: Koalicioni me opozitën shqiptare, hap historik

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 18:47
Foto nga takimi

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, bashkëpunimin zgjedhor me opozitën shqiptare, me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, e ka vlerësuar si hap historik për Maqedoninë dhe për partinë që drejton ai, shkruan KlanMacedonia.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Bëmë koalicion para rrethit të parë të zgjedhjeve lokale në qytete të caktuara. Do të mbështetemi në disa Komuna, në nivel kandidatësh për Kryebashkiak. Jemi dakorduar që atje ku koalicioni ASH-AAA do të ketë kandidat, VMRO-DPMNE-ja të mos kandidojë dhe anasjelltas.

Lideri i opozitës maqedonase shprehet i bindur se ky koalicion do t`i mposht ndasitë, krimin dhe korrupsionin dhe do të tregojë se Maqedonia ka mundësi me politikabë që janë jashtë koalicionit LSDM-BDI.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Është një moment historik për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, për të treguar se për Maqedoninë ekzistojnë mundësi tjera dhe me politikanë që janë jashtë LSDM-së dhe BDI-së. Ndryshe nuk mundet, nuk duhet humbur shpresa. Kohërat më të mira janë duke ardhur”

Me motivin kryesor, sic thonë nga opozita, luftën kundër krimit dhe korrupsionit në komunat e udhëhequra nga LSDM-BDI, tre Kryetarët, Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE-ja, Ziadin Sela nga ASH-ja dhe Afrim Gashi nga Alternativa djekanë zyrtarizuar marrëveshjen për paraqitje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale. Sic thuhet në komunikatën e përbashkët, mënyra dhe detajet e bashkëpunimit do të dakordohen nga degët komunale të tre partive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat