Bogoev nuk kandidon më për komunën e Karposhit

Maqedonia

Bogoev nuk kandidon më për komunën e Karposhit

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 21:48
Stefan Bogoev

Kryetari aktual i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev pranon se në partinë amë LSDM janë zhvilluar bisedime për transferimin e tij në Drejtorinë e Doganave. Bogoev nuk donte të konfirmojë nëse është marrë vesh me Qeverinë që ai të jetë drejtori i ri i Doganave.

Ai tha se këtë duhet ta publikojë pushtetit qendror. Stefan Bogoev nuk do të kërkojë mandat tjetër nga banorët e Karposhit për kryetar komune ndërsa si trashëgimtar i mundshëm i tij është drejtori aktual i Ndërmarrjes publike “Ujësjellësi”-Shkup, Dushko Veskovski.

“Drejtor të Doganave emëron Qeveria dhe kjo është në kompetencë të pushtetit qendror. Unë si pushtet lokal nuk mund të parashikojë vendime qeveritare.

Mund të konfirmoj se brenda partisë kemi biseduar për opsion të tillë”- deklaroi Stefan Bogoev- kryetar i komunës Karposh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat