Nikollov: Nuk duhej të lejohen festa në hapësira të mbyllura

Maqedonia

Nikollov: Nuk duhej të lejohen festa në hapësira të mbyllura

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 12:28
Igor Nikollov

Mjeku Igor Nikollov nga Komisioni i Shëndetësisë në OBRM-PDUKM thotë se në këtë valë të katërt të coronavirusit, ai dhe kolegët e tij nuk shohin qartësisht se cili është plani.

SIpas tij, ndjesia e përgjithshme është se po hymë në diçka, ndoshta më të përgatitur, por jo edhe aq sa duhet për shkak të ndjesisë së mosorganizimit dhe planit jo të mirë.

“Ndalohen pushimet e kolegëve dhe personelit mjekësor që nuk ka pushuar për dy vite dhe nëse ishin të gatshme ekipet, nëse ishin të përgatitura rotacionet kjo duhej të planifikohej dhe të mos ketë ndalesë në atë se çfarë po ndodh. Por për fat të keq, ndjesia e përgjithshme është se po hymë në diçka, ndoshta më të përgatitur, por jo edhe aq sa duhet për shkak të ndjesisë së mosorganizimit dhe planit jo të mirë”, tha Nikollov.

Ai shtoi se është dashur të vendoset kontrollë në vendkalimet kufitare dhe në asnjë moment nuk është dashur të festohet në hapësira të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat