Filipçe: Momentalisht nuk do të vendosim në karantinë Tetovën dhe Gostivarin

Maqedonia

Filipçe: Momentalisht nuk do të vendosim në karantinë Tetovën dhe Gostivarin

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 14:49
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse duhet të vendoset karantinë në Gostivar dhe Tetovë.

Ai u shpreh se momentalisht nuk ka një opsion të tillë.

“Ne po i shqyrtojmë këto çështje, biseduam për këto masa dhe konkludimi është se momentalisht nuk do të vendosim karantinë për Tetovën dhe Gostivarin.

Theksin e çojmë te vaksinimi duke përfshirë edhe këto qytete ku është numri më i madh i pacientëve dhe pacientëve të hospitalizuar”, tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat