Ndërtuan pronë të uzurpuar, kallëzim për dy persona nga Dibra

Maqedonia

Ndërtuan pronë të uzurpuar, kallëzim për dy persona nga Dibra

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Policia ka parashtruar kallëzim penal kundër dy personave nga Dibra të cilët në pyllin përballë bregut të Liqenit të
Dibrës kanë uzurpuar vendin dhe kanë filluar të ndërtojnë pa leje.

“Departamenti policor i Dibrës ngriti kallëzim penal kundër O.J (60) nga Dibra për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepra penale “uzurpim”, “ndërtim pa leje” dhe “dëmtim të pyllit”. Ai gjatë vitit 2021 ka kryer uzurpim në pronë shtetërore në bregun e Liqenit të Dibrës, pa leje ka hequr 200 drunj dhe pa leje ka ndërtuar objekt”, tha zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Sipas tij, O.J ka fituar pronë të kundërligjshme prej 215.360 denarë.

“Për të njëjtë, policia e Dibrës ngriti kallëzim penal kundër B.I (54) nga Dibra, i cili në bregun e Liqenit të Dibrës, ka
hequr drunjtë dhe në pronë shtetërore ka ndërtuar objekt”, tha Dimoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat