Stefanoviq: Është mbushur kapaciteti i Klinikës Infektive

Maqedonia

Stefanoviq: Është mbushur kapaciteti i Klinikës Infektive

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Drejtoresha e Klinikës Infektive Milena Stevanoviq, ka njoftuar se prej mbrëmë është hapur spitali modular, pasi Klinika Infektive është mbushur me pacientë.

“Sikurse muajt e kaluar, tashmë kapaciteti është mbushur. Nga dje ka filluar të mbushet edhe kapaciteti në spitalin modular. Gjithsej ka 101 pacientë që janë pranuar.

Gjatë natës së kaluar janë pranuar 19 pacientë të cilët kanë pasur pasqyrë klinike të rëndë”, tha Stevanoviq.

Ajo tha se gjithashtu është rritur edhe numri i kontrolleve.

Ndërkaq nuk ka të dhëna se nëse personat me pasqyrë të rëndë klinike janë të infektuar me variantin Delta apo indian të koronavirusit, por ka shtuar, se shumica prej tyre janë ose të pavaksinuar ose me një dozë të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat