Kallëzim penal kundër katër personave

Maqedonia

Kallëzim penal kundër katër personave

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Nga nëpunësit policorë të SPB Shkup – Njësia për Punë të Brendshme, Departamenti për Punë Kriminalistike Aerodrom, Draçevë, sot në Stacionin Policor janë thirrur dy të mitur, për shkak të dyshimit të bazuar se së bashku me dy të mitur të tjerë, të gjithë nga Shkupi, kanë kryer vepër penale “grabitje”.

Siç theksojnë nga MPB-ja, më 4 gusht të vitit 2021 rreth orës 21.30, në afërsi të dyqanit për sanduiçë, tre prej tyre fizikisht kanë sulmuar një të mitur, ndërsa i mituri i katërt me përdorim të forcës ka marrë para.

Në prani të prindërve është kryer bisedë zyrtare me dy personat e thirrur, me ç’rast e kanë sqaruar ngjarjen në tërësi.

Në drejtim të prokurorit publik për të mitur nga PTHP Shkup, pas kompletimit të dokumentacionit për rastin kundër katër personave do të parashtrohet kallëzim në pajtim me nenin 238 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat