Mickoski: Ilindeni është ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas

Maqedonia

Mickoski: Ilindeni është ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 14:34
Hristijan Mickoski

Hristijan Mickoski, kryetari i partisë OBRM-PDUKM, nga fshati Morunisht i Strugës, uroi festën e e 2 Gushtit, Ditën e Republikës.

Mickoski u shpreh se kjo festë është ndjenjë e veçantë për të gjithë qytetarët.

“Ilindeni është shenjtëria jonë. Ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas.

Është golgota jonë pa të cilën nuk do të kishte liri. Është shkëmbi ynë mbi të cilin e vendosim themelet e shtëpisë tonë, prandaj si maqedonas, si patriotë i përulemi veprës. Maqedonia është më shumë se vend, është dashuria jonë, nëna jonë, familja jonë”, u shpreh Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat