Jaros Rubaha: Vështirë të arrihet një konsensus midis Shkupit dhe Sofjes

Maqedonia

Jaros Rubaha: Vështirë të arrihet një konsensus midis Shkupit dhe Sofjes

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Kryengritja Ilindenit mbetet edhe sot e kësaj dite një element shumë i rëndësishëm jo vetëm në historinë e Ballkanit, por edhe në historinë e Evropës. Kjo u tha në një intervistë me BNR nga historiani dhe Ballkanisti Jaroslav Rubaha nga Polonia, i cili është anëtar i huaj i Institutit Shkencor të Maqedonisë.

Ky është një episod tragjik në historinë bullgare dhe në historinë e vendeve maqedonase, tha Rubaha.

Lidhur me mosmarrëveshjen midis Sofjes dhe Shkupit, ai theksoi se ekziston një ndarje në komunitetin shkencor polak për këtë temë. “Çështja maqedonase është një shembull i mirë i mosmarrëveshjeve në shkencën polake”, shtoi ai.

Një këndvështrim objektiv do të thotë që e vërteta historike perceptohet pa ndikimin e propagandës, theksoi Jaroslav Rubaha, i cili mbështet pozicionin bullgar.

Situata nuk është e mirë as për Bullgarinë dhe as për Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha historiani polak, i cili beson se do të jetë e vështirë të arrihet një konsensus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat