TVSH-ja për rrymën nuk është ulur ende, me çmim të njëjtë do t’i paguajnë amvisëritë faturat

Maqedonia

TVSH-ja për rrymën nuk është ulur ende, me çmim të njëjtë do t’i paguajnë amvisëritë faturat

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

“Derisa Kuvendi nuk i miraton ndryshimet e nevojshme ligjore për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike, nga 18 në 5 përqind, amvisëritë do të paguajnë faturat me çmimin e njëjtë të TVSH-së e cila akoma është në fuqi”.

Këtë e tha sot ministri i Financave Fatmir Besimi, në një konferencë për shtyp. Ai theksoi se llogaritja e faturave me ulje do të fillojë në ditën që do të miratohet ligji në Kuvend,.

“Faturat e reja do të përfshijnë një pjesë të kohës kur nuk është miratuar vendimi i ri, një pjesë do të jetë me vendimin e ri që ka hyrë në fuqi më 1 korrik. Kjo është teknika që përdoret në praktikë dhe më shumë detaje për këtë do të duhet të merren nga ata që i zbatojnë këto praktike. Megjithatë, derisa Ligji nuk miratohet në Kuvend, faturat do të mbërrijnë me vendimin e fundit të Komisionit për rregullator për energjetikë”, tha Besimi.

Ai shtoi se shqyrtohet mundësia që me amendament të kërkohet që ulja e TVSH-së të vlejë prej 1 korrikut, siç është e caktuar në zgjidhjen ligjore.

“Nga pikëpamja zyrtare ligjore, do të konsiderohet nëse është e mundur të zbatohet një vendim i tillë në praktikë, nëse ekziston një mundësi e tillë. Është çështja e kohës dhe ekzistencës së një mundësie ligjore nëse mund të zbatohet dhe realizohet”, tha Besimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat