Filipçe: Ka filluar vaksinimi në terren

Maqedonia

Filipçe: Ka filluar vaksinimi në terren

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 11:37
Venko Filipçe

“Ekipi mjekësor nga Shtëpia e Shëndetit në Probishtip, këtë mëngjes e ka filluar vaksinimin në fshatin Tursko Rudari. Shtëpia e Shëndetit në Vallandovë e ka filluar vaksinimin në Çalakli. Interesimi i qytetarëve është i madh, ndërsa procesi zhvillohet shkëlqyeshëm”.

Këtë e ka shkruar në Facebook, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili informon se sot ka filluar vaksinimi në terren dhe pa termin, kundër COVID-19.

Ai ju bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më shumë, ndërsa thotë se vaksinat janë të sigurta dhe efikase.

“Procesi i vaksinimit në terren do të bëhet në të gjithë territorin e vendit. Ekipet mjekësore do të vizitojnë çdo fshat, vend rural dhe lagje”, ka shkruar Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat