Qëndronin ilegalisht në Maqedoni, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Maqedonia

Qëndronin ilegalisht në Maqedoni, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 13:41
Foto Ilustrim

Policia e Maqedonisë dje ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë të cilët qëndronin ilegalisht në vendin tonë.

“Mbrëmjen e djeshme (8-korrik) rreth orës 22:20, në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës-Dibër, në lokalitetin “Livadhet e Senës”, policia nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar personat A.Ç. (29) dhe një 17-vjeçarë.

Të dy nga Republika e Shqipërisë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë, ku kanë qëndruar të paregjistruar dhe nuk kishin dokumente identifikimi”, thonë nga MPB.

Pas arrestimit, shtetasit shqiptarë u dorëzuan në Stacionin e Policisë së Dibrës për procedime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat