Prezantohet linja e katërt kreditore, 10 milionë euro për kompanitë mikro dhe të mesme

Maqedonia

Prezantohet linja e katërt kreditore, 10 milionë euro për kompanitë mikro dhe të mesme

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot e ka prezantuar linjën e katërt kreditore “COVID 4”, për kompanitë mikro dhe të mesme, për financim të kredisë pa normë të interesit.

Nga buxheti shtetëror janë ndarë 615 milionë denarë apo 10 milionë euro për kompanitë e mikro dhe të mesme. Siç tha ministri i Financave, Fatmir Besimi një pjesë të kredisë kompanitë do të kenë mundësi të shndërrojnë edhe në grant.

“Janë siguruar 10 milionë euro kredi të lira të cilat nga dita e sotme janë në dispozicon të kompanive përmes bankës zhvillimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këto kredi janë paraparë në buxhet dhe atë në një vlerë prej 615 milionë denarë apo 10 milionë euro. Gjithashtu, kompanitë që do të shfrytëzojnë këto kredi pa kamatë do të kenë mundësi që një pjesë e tyre t’i transferojnë edhe në grante”.

“Presim efekte pozitive nga kjo linjë kreditore dhe siç deri më tani, nga tre linjat paraprake janë injektuar 44.1 milionë euro në ekonominë dhe janë përkrahur 4078 ndërmarrje”, tha Besimi.

Kërkesat për kredi do të parashtrohet në mënyrë elektronike, në e-mail adresën [email protected], duke filluar nga 15.07.2021 nga ora 09:00.

Thirrja publike do të zgjasë 20 ditë, kurse kërkesat do të pranohen dhe përpunohen në bazë të parimit: “Kush vjen i pari, shërbehet i pari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat