Ahmeti: Edi Rama te unë ka një vëlla dhe një derë të hapur

Maqedonia

Ahmeti: Edi Rama te unë ka një vëlla dhe një derë të hapur

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 13:30
Ali Ahmeti dhe Edi Rama

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti po merr pjesë në Ohër në “Forumin e Prespës për Dialog” ku midis të tjerëve janë edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut Ali Ahmeti ka komentuar takimin që ai ka zhvilluar me z Edi Rama duke e quajtur atë të veçantë dhe duke i’a uruar njëkohësisht fitoren në zgjedhjet e fundit Parlamentare.

“I veçantë është Edi, kënaqësi të flasim shtruar e vëllazërisht për punët dhe fatet tona të përbashkëta” ka shkruar Ali Ahmeti.

Ai tha poashtu se e urova për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe si gjithmonë, pa asnjë dyshim, e sigurova që tek unë ka një vëlla dhe një derë të hapur për punë të mbara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat