Maqedoni - Sot asnjë viktimë dhe vetëm 2 raste të reja me COVID-19

Maqedonia

Maqedoni - Sot asnjë viktimë dhe vetëm 2 raste të reja me COVID-19

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.216 testime për coronavirus, ndërsa vetëm dy raste kanë rezultuar pozitiv.

Të dy rastet e reja janë nga qyteti i Shkupit.

MSh informon se në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar persona të vdekur dhe të shëruar nga COVID-19.

Ndryshe, me dy rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 155.684, prej të cilëve 149.977 janë shëruar, ndërsa 5.484 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (30 qershor) është 223.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat