Gazetarëve nuk u lejohet hyrja në Kuvendin e Maqedonisë, u kërkohen certifikata për vaksinim

Maqedonia

Gazetarëve nuk u lejohet hyrja në Kuvendin e Maqedonisë, u kërkohen certifikata për vaksinim

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Vetëm 4 punëtorë të mediave ndjekin punën e Kuvendit, të tjerët nuk munden të hynë sepse nuk kanë një certifikatë anti-covide.

Sot pati revoltë në mesin e punëtorëve të medias, sepse megjithëse ata ishin të ftuar të merrnin pjesë në punën e Kuvendit me prani fizike, përsëri kjo nuk ndodhi.

Arsyeja ishte se shumica e tyre nuk kishin konfirmim se kishin marrë dy doza të vaksinës anti-Covid ose kishin kaluar infeksionin Covid-19, domethënë që kishin antitrupa.

Kështu, vetëm tre gazetarë dhe një kameraman arritën të hynin në galerinë e sallës së Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat