Radev: Bullgaria kërkon garanca për anëtarësimin e RMV-së në BE

Maqedonia

Radev: Bullgaria kërkon garanca për anëtarësimin e RMV-së në BE

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 16:22
Rumen Radev,

Bullgaria kërkon garanca për zgjerimin e Bashkimin Evropian me Maqedoninë e Veriut.

Këtë e ka deklaruar presidentu bullgar Rumen Radev, njoftojnë agjencitë bullgare. Ai tha më e rëndësishme është që të kthehet dialogu në të gjitha nivelet në mes Shkupit dhe Sofjes dhe se presidenca portugeze mund të ndihmojë për qasje konstruktive.

“Kjo qasje duhet të bazohet në respektimin e qëndrimeve dhe problemeve të vendeve për të cilat flasim dhe respektimin e qëndrimeve të tyre. Mbi bazën e kësaj qasje, shoh hapje të perspektivës për vazhdimin e dialogut intensiv”, ka thënë Radev.

Në lidhje me atë nëse Shkupi i plotëson kushtet, Radev tha se ekziston një listë me kushtet formale të cilat duhet të plotësohen.

Sipas Radevit, duhet të punohet që të sigurohet se të rinjtë e të dy vendeve nuk urrehen në mes vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat