Hasani: Ne kemi bërë hapa të mëdha në vaksinimin e mësuesve dhe të gjithë punonjësve në shkolla

Maqedonia

Hasani: Ne kemi bërë hapa të mëdha në vaksinimin e mësuesve dhe të gjithë punonjësve në shkolla

Më: 30 maj 2021 Në ora: 21:31
Zv. ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani

Zv. ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani për “Sitel” tha se vaksina “Pfizer” mund të aplikohet për të rinjtë midis 12-18 vjeç, gjithashtu ekspertët analizojnë dhe do të informojnë zyrtarisht publikun nëse kjo praktikë do të zbatohet në vendin tonë.

“Ne kemi bërë hapa të mëdha në vaksinimin e mësuesve dhe të gjithë punonjësve në shkolla, dhe po përpiqemi që të gjithë të imunizohen plotësisht. Ne duhet të përgatitemi në mënyrë aktive, nga shtatori do të ketë klasa me prani fizike.

Pasi doli informacioni se vaksina nga prodhuesi “Pfizer” mund të vaksinojë të rinjtë e moshës 12 deri 18 vjeç, po bëjmë analizë dhe do të dalim me informacione zyrtare.

Unë, si prind dhe mjek, besoj se nuk ka dëm, por që duhet të bëhet si një vendim zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Hasani.

Hasani paralajmëron se përkundër rënies së numrit të rasteve të reja, ekspertët duhet të monitorojnë nga afër situatën epidemiologjike, veçanërisht për faktin se tani po shfaqen lloje të reja të coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat