Skandali me mazutin në Maqedoni, institucionet pa rezultate

Maqedonia

Skandali me mazutin në Maqedoni, institucionet pa rezultate

Më: 30 maj 2021 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati shtetëror i tregut nuk japin asnjë informatë lidhur me analizat dhe fajtorin për hyrjen dhe përdorimin e mazutit.
 

Ministri Kreshnik Bekteshi deklaroi se pas grumbullimit të analizave nga të gjitha Institucionet, detaje për këtë çështje do të japin të martën.

Drejtuesja e Inspektoratit të tregut Aneta Simeska Dimovska tha se kanë filluar inspektimet intensive nëpër pikat e karburantit, me qëllim që të kontrollohet cilësia e tyre.

Sipas saj me laboratorin mobil, nafta dhe benzina do të kontrollohen në kufi gjatë importit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat