Nuk ka nevojë për ndërmjetësues evropianë, Roma dhe Vatikani si kthesë në marrëdhëniet Shkup-Sofje?!

Maqedonia

Nuk ka nevojë për ndërmjetësues evropianë, Roma dhe Vatikani si kthesë në marrëdhëniet Shkup-Sofje?!

Më: 27 maj 2021 Në ora: 22:57
Ilustrim

Nuk ka nevojë që mes Shkupit dhe Sofjes të ketë ndërmjetësues evropian. Për një gjë të tillë do të na duhet përkthyes. Këtë e porositi Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev pas nderimit të përbashkët të vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij me Presidentin Stevo Pendarovski. Siç duket, Roma dhe Vatikani i ulën tensionet dhe i “zbutën” të dy presidentët. Edhe pse së shpejti nuk mund të pritet ndonjë çudi për zhbllokim të Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë, megjithatë Radevi siguron se ata punojnë në drejtim të përmirësimit të relacioneve.

“Sot mund t’ju siguroj se Bullgaria është e gatshme të punojë për ndërtim të urave mes të dyja vendeve, për zhvillim të lidhjeve ekonomike, arsimore, tregtare dhe kulturore, dhe për atë që është më e rëndësishme – për përafrimin e të dy popujve”, deklaroi Radev.

Presidenti Pendarovski, porositi se përparim dhe progres mund të kenë vetëm nëse në dialogun kanë besim dy bashkëbisedues të barabartë pa nënvlerësim dhe me respekt të ndërsjellë

“Ajo që jemi këtu sot me Radevin nuk është rastësi. Kjo ndodh për herë të parë, jo vetëm që nderojmë bashkërisht, por në nivelin më të lartë politik bashkërisht i prezantojmë të dyja shtetet. Duam të tregojmë se edhe në Ballkan ka njerëz, politikanë të cilët mund të flasin në gjuhën evropiane kur bëhet fjalë për temat tona aktuale dhe sfidat, por edhe për ardhmërinë. Gjatë dy ditëve të fundit, tek homologu Radev gjeta një bashkëbisedues me të cilin mund të flas gjuhë të njëjtë. Nuk e kam fjalën për maqedonishten apo bullgarishten, por për gjuhën evropiane, e cila mund të sjellë një të ardhme më të mirë dhe më të lumtur për vendet tona dhe popujt tanë”, deklaroi Pendarovski.

Radevi dhe Pendarovski po qëndrojnë në Romë dhe Vatikan për t’i nderuar iluministët mbarësllovenë Shën Kirilin dhe Metodin. Të mërkurën, Radevi me aeroplanin bullgar ateroi në Shkup për ta marrë delegacionin maqedonas. Kjo interpretohet si mundësi për zhbllokim të negociatave mes të dyja palëve, por edhe si sinjale pozitive në prag të Samitit të Këshillit të Evropës në qershor. Megjithatë, nuk duhet të shpresojmë shumë se vendi do të arrijë të marrë datë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat