Arrestohet një person nga Dibra për sulm seksual ndaj një fëmije

Maqedonia

Arrestohet një person nga Dibra për sulm seksual ndaj një fëmije

Më: 23 maj 2021 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Zyrtarët policorë nga Departamenti për Punë të Brendshme në Dibër privuan nga liria një person nga Dibra si sulmues seksual i mundshëm ndaj një fëmije.

“Sot në DPB Donër, është privuar nga liria B.F (40) nga Dibr.

Ai më herët është denoncuar si kryes i mundshëm i veprave penale “sulm seksual ndaj fëmijës që nuk ka mbushur 14 vjet”, dhe “shfaqje të pornografisë ndaj fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, Departamenti për Punë të Brendshme do të parashtrojë kallëzim penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat