Nikollovski: LSDM-ja do të vendos standarde dhe kritere të larta për kandidatët për kryetarë dhe këshilltarë

Maqedonia

Nikollovski: LSDM-ja do të vendos standarde dhe kritere të larta për kandidatët për kryetarë dhe këshilltarë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 23:27
Lupço Nikollovski

LSDM-ja do të vendos standarde dhe kritere të larta për kandidatët për kryetarë dhe këshilltarë që të jenë në listë. Ne do të zgjedhim njerëzit më të mirë, jo njerëzit, orekset personale të të cilëve do të jenë të kënaqur, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski në emisionin e sontëm “Click Plus” në TV21.

Theksoi se e ndjekin punën e kryetarëve të komunave dhe e masin performancën e tyre që të jenë servis I qytetarëve.

“Sistemin aktual që kemi në parti, na lejon të anketojmë të gjithë anëtarësinë për të thënë se kush është kandidati më i mirë për ta. Qëllimi për lista të hapura për këshillat lokale do të ketë sukses, në mënyrë që të zgjedhim njerëzit më të mirë, dhe jo njerëzit, orekset personale të të cilëve do të kënaqen duke qenë në listat e këshilltarëve”, tha Nikollovski.

Vendimi I Radmilla Shekerinskës të mos kandidohet sërish për zëvendëskryetare e LSDM-së, Nikollovsku e vlerësoi si personale.

“Kjo është një periudhë në të cilën ne kemi zgjedhur vetëm kryetar të partisë, të gjitha organet e tjera në një farë mënyre janë dorëhequr”, tha Nikollovski, duke theksuar se të gjitha funksionet e partisë do të zgjidhen në Kongres më 16 maj pas zgjedhjes së Këshillit qendror të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat