Ohri dhe Struga përgatiten për festat e kësaj fundjave

Maqedonia

Ohri dhe Struga përgatiten për festat e kësaj fundjave

Më: 29 prill 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Relaksimi i masave dhe puna e objekteve gastronomike do ta mbushë Ohrin për fundjavën e zgjatur. Hotelet më të vegjël janë të mbushur deri në 70% ndërsa vend kërkohet edhe në akomodimet private në zonën e qendrës së qytetit. Më të shumtë do të jenë turistët vendas dhe ata nga Serbia dhe Mali i Zi. Për më tepër, në Ohër ka 8,000 apartamente dhe shtëpi në pronësi të qytetarëve nga qytete të tjera.

“Kapacitetet janë mbushur 70%, nga mysafirë vendas dhe nga Serbia fqinje. Vendasit vetë i organizojnë mysafirët dhe ata paraqesin ose certifikatë vaksinimi ose test negativ PCR”- deklaroi Natasha Cvetanoska – menaxhere hoteli.

Megjithatë, në hotelet më të mëdha si në Strugë ashtu edhe në Ohër, rezervimet numërohen në gishta.

“Dhomat numërohen në gishta dhe shprehimisht tani për tani është sa për një motel të vogël. Vite më parë për ne 1 maji nënkuptonte fillimin e sezonit me përgatitje të reja. Ai ishte fillimi i sezonit. Fatkeqësisht, këtë vit, maji nuk duket si maj”- pohoi Ana Jançeva-menaxhere hoteli në Strugë.

Vizitorët nga Shqipëria do të mungojnë për shkak të masës për karantinë të detyrueshme dy-javore kur të kthehen.

“Kishim njoftime nga Bullgaria dhe Shqipëria, por për shkak të karantinës dhe testeve PCR u anuluan. Ka vetëm mysafirë tanë”- tha Angel Angjeleski- menaxher hoteli.

Megjithatë, punonjësit shëndetësorë nga Ohri druajnë se fluksi i mysafirëve në qytet mund të ndikojë në situatën epidemiologjike në periudhën e ardhshme. Ata thonë se të paktën masat kufizuese që ishin më parë në fuqi duhet të kishin mbetur në fuqi.

“Nëse përsëri ka grumbullim të atillë, grupime, duke mos mbajtur maska ​​dhe duke mos i respektuar ato masa, kjo do ta rrisë numrin ne do të kemi valë tjetër dhe do të jetë barrë e madhe për këtë spital”- deklaroi Goran Balev – Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit.

Vizitorët e parë në Ohër dhe Strugë pritet të mbërrijnë nesër në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat