Nuk hiqet karantina për qytetarët e Maqedonisë, gjykata e apelit rrëzon kërkesën e LSI

Maqedonia

Nuk hiqet karantina për qytetarët e Maqedonisë, gjykata e apelit rrëzon kërkesën e LSI

Më: 24 prill 2021 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Apeli Administrativ ka rrëzuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim që kërkonte heqjen e karantimit 2-javor për personat që vijnë në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në këtë mënyrë, Apeli Administrativ ka lënë në fuqi vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, që argumentoi se karantimi u vendos për shkak të festës së Pashkëve dhe ardhja e emigrantëve mund të ndikojë në rritjen e numrit të infektimeve.

LSI kërkonte që të rrëzohej ky vendim.

Por kërkesa e kësaj force politike nuk është pranuar nga Apeli Administrativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat