Grafa Etnike e propozuar nga Lëvizja BESA: 83% e shqiptarëve e përkrahin fuqishëm

Maqedonia

Grafa Etnike e propozuar nga Lëvizja BESA: 83% e shqiptarëve e përkrahin fuqishëm

Më: 20 prill 2021 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Anketa e realizuar nga M-PROSPEKT, e porositur nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar në datën 17-24 mars, ka analizuar situatën aktuale politike, besimin e qytetarëve tek Qeveria, zgjedhjet lokale.

Si dhe ka marrë mendimin e qytetarëve për vendosjen e grafës etnike në letërnjoftime.

Në pyetjen se a duhet të vendoset përkatësia etnike në letërnjoftime, kërkesë kjo e propozuar nga Lëvizja BESA, janë të ndryshme qëndrimet rreth kësaj çështje.

34.7% e komunitetit maqedonas janë pro përkatësisë etnike, ndërsa 63.4% janë kundër. Përqindja ndryshon tërësisht tek shqiptarët, sepse 83.5% e shqiptarëve e përkrahin idenë e përkatësisë etnike në letërnjoftime dhe vetëm 14.9% janë kundër. Për më shumë shikoni grafikonin:

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat