Micevski ndaj Xhaferit: Kjo është turp, vijon kallëzimi penal për shkak të rrezikimit të shëndetit të deputetëve

Maqedonia

Micevski ndaj Xhaferit: Kjo është turp, vijon kallëzimi penal për shkak të rrezikimit të shëndetit të deputetëve

Më: 18 prill 2021 Në ora: 17:28
Nikolla Micevski

Koordinatori i grupit kuvendar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski para fillimit të seancës së 36-të iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Aktet nënligjor nuk mund të jenë më të vlefshme se ligji dhe Kushtetuta. Është e turpshme, ndërsa ju me qasje të këtillë, keni përgjegjësi juridike dhe penale”, tha Micevski.

Ai shtoi se përgjegjësia bie mbi MPB-në të cilët lejuan të hynë të infektuar me vendime për izolim në Kuvend dhe se me këtë është rrezikuar shëndeti i deputetëve.

“Askush prej deputetëve të tjerë nuk ka skafanderë. Për këtë vijon kallëzim penal dhe përgjegjësi”, tha Micevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat