Osmani ua dorëzoi letrat kredenciale edhe grupit të dytë të ambasadorëve të vendit në vendet e huaja

Maqedonia

Osmani ua dorëzoi letrat kredenciale edhe grupit të dytë të ambasadorëve të vendit në vendet e huaja

Më: 12 mars 2021 Në ora: 20:20
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se sot ua ka dorëzuar letrat kredenciale grupit të dytë të ambasadorëve nga vendi në vendet e huaja.

“Pas dërgimit të grupit të parë të Ambasadorëve: Danço Markovski në Tiranë, Faton Bejta në Kopenhagë, Shpresa Jusufi në Prishtinë, Sali Limani në Nur Sulltan, Shaban Jashari në Doha, Dane Taleski në Delegacionin e Përhershëm pranë NATO-s në Bruksel, Teuta Agai- Demjaha, Misioni i Përhershëm pranë OKB-së në Gjenevë dhe Marija Efremova në Vatikan, sot ua dorëzoi letrat kredenciale edhe grupit të dytë të ambasadorëve të cilët do ta përfaqësojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut në vendet e huaja”, citoi Osmani në publikim.

Ai thekson se Ambasadorëve të rinj Sashko Todorovski në Pragë, Goran Cekov në Tokio, Svetllana Geleva në Strazburg, Biljana Stefanovska në Kanbera , Beti Jaçeva në Hagë, Dragan Jordanovski në Talin, Lidija Boshkovska në Athinë dhe Milaim Fetai në Zagreb u ka uruar fat dhe sukses në punë.

” Para tyre qëndrojnë sfida dhe obligime të mëdha për t’i përforcuar miqësitë dhe për të hapur perspektiva të reja për bashkëpunim me vendet e pranimit të tyre. Rrjeti diplomatik plotësohet maksimalisht me kuadro profesionale, ndërkaq deri në fund të vitit do të përmbushen edhe qendrat tjera që kanë mbetur pak në numër”, shton Osmani në publikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat