Ndërpriten bisedimet për Kodin Zgjedhor, opozita akuzon pushtetin për manipulim

Maqedonia

Ndërpriten bisedimet për Kodin Zgjedhor, opozita akuzon pushtetin për manipulim

Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Grupet e punës mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për Kodin Zgjedhor janë në prag të shpërbërjes. Opozita maqedonase kërkon ndihmën e faktorit ndërkombëtarë për presion ndaj pushtetit që ta pranojë modelin zgjedhor me aparate për fingerprint. Sipas partisë të Hristijan Mickoskit, pushteti LSDM-BDI po tenton manipulimin e zgjedhjeve duke mos mundësuar sigurimin e aparateve për regjistrimin e vijave papilare. Kjo sipas tyre po bëhet përmes Ministrisë së Brendshme e cila është deklaruar se nuk mund t’i siguron të dhënat për këto aparate.

“VMRO-DPMNE-ja insiston në zbatimin e plotë të Kodit Zgjedhor, përkatësisht modelit bashkëkohor me qëllim shmangien e votimeve të shpejta si në shumë cikle zgjedhore. Mohimi që të bëhen zgjedhje me regjistrimin e fingerpritit bëhet sepse pushteti i Zaevit tenton t’i vjedh zgjedhjet. E gjithë përgjegjësia për atë se çfarë ndodhë tutje është e tyre. Ne nuk do të rrimë të qetë dhe të shohim si i vjedhin zgjedhjet. Kërkojmë të reagon edhe bashkësia ndërkombëtare, të mos bëhen vëzhgues memec dhe të bën presion që të respektohet ajo që e parashikon ligji. Nuk kërkojmë as më shumë as më pak”, tha Igor Janushev, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Por ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq thotë se negociatat do të vazhdojnë me qëllim gjetjen e mënyrës alternative për regjistrimin e votuesve, derisa në një vendvotim nuk funksionon sistemi elektronik për regjistrimin e vijave papilare të gishtërinjve.

“Mendoj se VMRO-DPMNE-ja ka shpejtuar me konstatimin se nuk ka vullnet për këtë. Ka vullnet dhe kemi qenë në komunikim të përditshëm dhe vazhdojmë të jemi. Derisa të gjithë veprojmë logjikshëm, shpejtë do të gjejmë zgjidhje për këtë koncept zgjedhor”, pohoi Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Grupet e punës mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për harmonizimin e qëndrimeve ndaj Kodit Zgjedhor zhvillohet zyrtarisht për gati një muaj. Negociata larg syve të opinionit kishte edhe më herët. Në kuadër të bisedimeve, LSDM-ja ka kërkuar një njësi zgjedhore dhe listat të hapura, ndërsa VMRO-DPMNE-ja insiston në zgjedhje lokale më një raund. Së fundi Ministria e Financave i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së KSHZ-së për sigurimin e mjeteve financiare të nevojshme për blerjen e aparateve për fingerprit. Organi për zbatimin e zgjedhjeve kishte njoftuar se do të duhen mjete shtesë përmes donacioneve për sigurimin e softuerit që do të përdoret në zgjedhjet lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat