Filipçe: Në këtë gjendje që jemi, regjistrimi mund të zhvillohet në mënyrë të sigurt

Maqedonia

Filipçe: Në këtë gjendje që jemi, regjistrimi mund të zhvillohet në mënyrë të sigurt

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:03
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ka folur në lidhje me gjendjen me pandeminë dhe regjistrimin e popullsisë.

Në një intervistë për “Utrinski Brifing”, ai tha për momentin nuk mendohet për shtyrje të regjistrimit dhe masa të reja kufizuese në lidhje me COVID-19, përveç orës policore prej nesër nga ora 22:00 deri 05:00.

“Për momentin mbetemi në këto kufizime që i kemi propozuar dhe e ndjekim situatën me vëmendje të madhe. Në lidhje me regjistrimin, dhe protokollet që Komisioni për Sëmundje Infektive i miratoi pas propozimit të Entit Shtetëror të Statistikave, do të thotë se regjistrimi mund të bëhet në mënyrë të sigurt, por do ta ndjekim situatën”, tha Filipçe.

Ai shtoi se nëse do të shohin se është e nevojshme, do të propozojnë edhe masa shtesë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat