Vetura përplas një këmbësor në Çair

Maqedonia

Vetura përplas një këmbësor në Çair

Më: 31 janar 2021 Në ora: 07:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e kësaj të shtune një aksident i rëndë sërish ka ndodhur në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair të Shkupit, raporton Zyrtare.

Një vajzë e rreth 20-ave është përplasur nga një veturë e tipit “Audi” teksa ka qenë duke kaluar rrugën në këtë bulevard. Jo zyrtarisht mësohet se nga përplasja këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore ku është transportuar me urgjencë për në spital.

Situatën e bënë alarmante fakti që është hera e tretë që po pikërisht në këtë bulevard regjistrohen aksidente të këtilla ku pësojnë qytetarët.

Qyteti i Shkupit që është përgjegjës për mirmbajtjen e këtij bulevardi ka treguar një papërgjegshmëri të madhe nga e cila kanë pësuar më së shumti banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat