Bisedë virtuale me z. Zoran Zaevin dhe z. Ali Ahmetin

Maqedonia

Bisedë virtuale me z. Zoran Zaevin dhe z. Ali Ahmetin

Nga: Sulejman Mehazi Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 19:32
Sulejman Mehazi

I nderuar kryeministër Zoran Zaev dhe ju kryetar i BDI-së Ali Ahmeti, duam me ju të bëjmë një bisedë të sinqertë virtuale politike për një çështje mjaft serioze maqedone e shqiptare.

Problemi dhe çështja është, se, cilët jetojnë më mirë, a maqedonasit pakicë nëpër qytetet e fshatrat me shumicë shqiptare, apo shqiptarët pakicë jetojnë më mirë nëpër vendbanimet, qytetet e fshatrat me shumicë maqedonase?

A shqiptarët pakicë të Manastirit, Prilepit e Velesit jetojnë më mirë, apo maqedonasit pakicë të Tetovës, Gostivarit e Dibrës jetojnë më mirë?

Cilët kanë më shumë të drejta gjuhësore, kombëtare, sociale e ekonomike, a shqiptarët pakicë nëpër vendbanimet me shumicë maqedonase, apo maqedonasit pakicë nëpër venbanimet shqiptare.

Nuk do shkojmë larg, po do krahasojmë jetën e maqedonasve pakicë në qytetin e Tetovës.

Pakica maqedonase e këtij qyteti me shumicë shqiptare në krahasim me shqiptarët e Tetovës jetojnë shumë më mirë sesa popullata shumicë e këtij qyteti, jo vetëm kaq, po qytetarët pakicë maqedonas të Tetovës jetojnë edhe shumë më mirë sesa qytetet maqedonase të Manastirit, Shtipit, Kratovës, Koçanit, Velesit, Prilepit, Kriva Pallankës,  Krushevës, Demir Hisarit, etj.

Shumica e maqedonasve të Tetovës janë të punësuar, me dy tre banesa të blera me pak para që nga koha e komunizmit. Sot e kësaj dita shumica e maqedonasve të Tetovës kanë banesa edhe në Shkup e  gjatë vikendeve vijnë në shtëpitë e tyre në Tetovë.

Egejcëve, vllahëve, serbëve, rusëve, çekëve e  maqedonasve nga qytetet tjera maqedonase në Tetovë gjatë sistemit komunist jo vetëm që ju dhanë banesa me  pagesa simbolike parashë, por edhe i punësuan në vendet kyçe të Tetovës. Sot e kësaj dite kushtet jetësore, sociale

ekonomike e politike i kanë shumë më të mira sesa shumica shqiptare e tetovarëve. Plus, popullata shumicë shqiptare me pakicën maqedonase folin maqedonisht, në krahasim me maqedonasit pakicë që s'dinë asnjë fjalë shqipe. Jo vetëm në Tetovë, po në të gjitha vendbanimet shqiptare pakica maqedonase jeton më mirë sesa nëpër qytetet puro maqedonase.

Po pakicat shqiptare çfarë të drejta kanë nëpër qytetet me shumicë maqedonase, asnjë të drejte. Edhe futbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë Veriore Alioski reagoi në një kafene të Prilepit pse nuk e kanë shërbyer kamarierët maqedonas vetëm pse ka folur shqip me familiarët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat