Bexheti: UEJL-ja menaxhoi me sukses sfidën e Pandemisë

Maqedonia

Bexheti: UEJL-ja menaxhoi me sukses sfidën e Pandemisë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:11
Abdylmenaf Bexheti

Sfida me pandeminë është menaxhuar në mënyrë fleksibile – tha në fjalimin e fundvitit Rektori I UEJL-së Abdylmenaf Bexheti. Ai bëri me dije se procesi arsimor në këtë institucion ka filluar më 21 Shtator, shumë më herët se universitetet tjera, krej kjo, sic tha, për shkak se ishim të vetëdijshëm për një valë të tretë të pandemisë.

“Është sfidë që ne e kemi menaxhuar shumë fleksibël me rrethanat që janë krijuar sepse në javën e tetë para katër javësh apo pesë javësh ku u rrit intenziteti I pandemisë. Ne e reduktuam sistemin menjëherë dhe shkuam dominant në pjesën online. Besoni që kjo ka qenë angazhim shumë I madh me stafin dhe unë jam shumë falenderues dhe logjistikës tonë të IT dhe administratës”.

Në kohën kur shumë universitetet të vendit përballen me fenomenin e  migrimit dhe uljes drastike të numrit të studentëve, Rektori i UEJL-së e cilësoi si sukses rritjen e numrit të studentëve në këtë universitet, sic tha, simbolike por evidente.

-Ajo që është qershia mbi tortë është suksesi në vitin e regjistrimit që e kemi mbyllur vitin akademik. Përpos trendeve të njohura për ju të rënies permenente të natalitetit, emigracionit  rritës, preferencës rritëse për të studiuar jashtë, jemi I vetmi universitet në RMV që ka shënuar rritje, sado simbolike prej 2 apo 3%, por është rritje shumë evidente.

Së fundi Rektori Bexheti ka përmendur edhe një sukses tjetër, promovimin e mbi 15 punimeve shkencore të studentëve të institutit shkencor panë këtijë univeristeti. Ndryshe mbi 4000 studentë aktivisht po ndjekin procesin arsimor në këtë universitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat