Sashko Nikollov edhe zyrtarisht kryetarii ri i Komunës së Shtipit

Maqedonia

Sashko Nikollov edhe zyrtarisht kryetarii ri i Komunës së Shtipit

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:44
Sashko Nikollov

Kryetari i ri i Komunës së Shtipit, Sashko Nikollov, sot e ka marrë certifikimin nga anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor.

Në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Shtipit, që u mbajtën më 13 dhjetor, për Nikollovin votuan 11.477 qytetarë, i cili u zgjodh që në rrethin e parë të votimeve.

Këshilltarët e OBRM-PDUKM-së nuk morën pjesë në dhënien e certifikimit për Sashko Nikollov, i cili është nga radhët e LSDM-së.

“Dua të falënderoj të gjithë bashkëqytetarët e mi, të cilët më 13 dhjetor më votuan. Premtoj që do të vazhdojmë të punojmë në interes të qytetarëve dhe Komuna e Shtipit do të ecë në rrugën e duhur. Do të punojmë për realizimin e projekteve të premtuara në programin tim zgjedhor”, tha Nikollov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat